Veseli: Rusia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës

  • 5 years ago
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Ai po ashtu ka shfaqur shpresën që Kosova do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë këtij viti. Ai i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qëndruar të enjten në Beograd. Ai gjatë një konference për media, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ?Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244?.

Recommended