Top News - Presidenca Boshnjakë/ Dodik kundër njohjes së Kosovës
  • 3 years ago
Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka votuar kundër njohjes së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës, ndërsa dy anëtaret e tjerë boshnjak e kroat, votuan pro. Propozimin për shqyrtimin e njohjes e kishte bërë kroati Zhelko Komshic, I cili u mbështet plotësisht nga Shefik Xhaferovic, por u rrëzua nga Dodik. Vendimi në presidencës trepalëshe të Bosnjes merret me konsensus të tre anëtarëve."Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër dhe kjo do të jetë një temë në javët e ardhshme. Pritet që Dodik të kërkojë një seancë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të paraqesë ato tema ku ndërlidhet Kosova dhe Republika Serbe. Kjo është një temë e rrezikshme që mund të përshkallëzohet me historinë e ndarjes, dhe supozoj se të gjithë e dini ku na çon të gjithëve një gjë e tillë?, deklaroi Komshic .Komshic doli ne kete kërkesë pas pretendimeve të Dodik që të diskutohej zhvendosja e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem. Komshic sqaroi se Dodiku iu referua marrëveshjes në Uashington, e cila u nënshkrua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti."Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë atë. Kushdo që ka frikë nga një vendim si njohja e Kosovës nuk duhet të ulet në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës", deklaroi anëtari kroat I presidencës boshnjake.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#MilloradDodik#TopChannel
Recommended