Ruçi: Marreveshja Kosove-Serbi i hap rruge njohjes se ndersjellte |Lajme-News

  • 3 years ago
Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka përshëndetur marrëveshjen ekonomike të firmosur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalës së tij hapëse në sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, Ruçi u shpreh se kjo marrëveshje do t?i hapë rrugën njohjes së ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

?Më lejoni të përshëndes marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të firmosur në prezencën e Presidentit të SHBA Donald Trump. Kjo marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjelltë. Natyrisht, marrëveshja e 4 Shtatorit nuk është gjithçka që do të dëshironim ne shqiptarët, por të paktën për momentin procesi është po aq i rëndësishëm sa dhe produktet e kësaj marrëveshje?.

Fakti që kjo marrëveshje u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit amerikan Donald Trump, për Gramoz Ruçin është garanci që njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia por dhe shtete të tjera, do të zgjidhet përfundimisht.

?Hyrja e flamurit të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të SHBA, është një garanci se procesi është pa kthim pas. Le të kontribuojmë të gjithë që ajo dosje të mos hiqet nga kjo tryezë e Presidentit amerikan pa u zgjidhur përfundimisht njohja e Kosovës?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended