Marrëveshja finale Kosovë-Serbi e hartuar në Beograd? - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mediat kosovare kanë publikuar detaje të një draft marrëveshjeje përfundimtare Kosovë - Serbi. Sipas tyre, marrëveshja përbëhet nga 22 pika kryesore që janë përgatitur nga SHBA-ja, Franca dhe Rusia. Burimet thonë se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbyllen deri në datën 15 Maj 2019 dhe ajo do të nënshkruhet nga data 28 qershor deri në 13 korrik 2019. Po ashtu, deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve pritet të bëjnë ratifikimin dhe të ndryshojnë Kushtetutat , ndërkohë që zbatimi i plotë i marrëveshjes fillon më 1 Nëntor 2019. Ai përmban një vijë te kufitare që prek liqenin e Ujmanit, minierën e Trepcës, i jep një status të ri Mitrovicës, ndan Luginën e Preshevës dhe nuk lejon bashkimin e Kosovës me asnjë shtet tjetër për 99 vjet. Po ashtu, Kosovës dhe Serbisë u jepen garanci konkrete për për anëtarësimin në BE I dhe përfitime nga një plan marshall. Vision plus kontaktoi me kabinetin e kryeministrit ramush haradinaj, dhe sipas qeverisë së kosovës bëhet fjalë për spekulime mediatike dhe për dialog me serbine I vetmi dokument zyrtar eshte platforma. Ndërkohë, Sipas burimeve në Prishtinë, plani është hartuar nga pala serbe dhe ka mbështetjen e saj të plotë.
Recommended