Kosovë-Serbi, Thaçi: Referendumi mposht partitë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Hashim Thaçi ka përsëritur se për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi do të vendosin qytetarët e Kosovës. Në këtë mënyrë, sipas kreut të shtetit, partitë politike nuk mund ta bllokojnë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.



?Nuk do të munden partitë politike ta bllokojnë, sepse do të organizojmë referendum.?

 

Thaçi nënvizoi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim territoresh.



?E ritheksoj se nuk do të lejoj ndarje të Kosovës, nuk do te lejoj krijimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive. Nuk lejoj shkëmbim. Unë jam në favor të bashkimit të Luginës, e mbështes fuqishëm. Nuk lejoj që dikush të diskutojë për Gazivodën, Trepçën. Nuk është e rëndësishme se çka fiton Kosova, mos u shqetësoni as çka fiton Serbia. Jam i fokusuar se çka fiton Kosova.?

 

Sipas presidentit, është shumë e rëndësishme që spektri politik në Kosovë të jetë pro dialogut, duke pohuar se  nuk ka dialog në mes shqiptarëve dhe serbeve, por ka dialog në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Recommended