Kosovë-Serbi, dialog me rezultat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi i dytë në nivel liderësh për dialogun në Bruksel ka përfunduar me rezultate konkrete pasi palët kanë gjetur një zgjidhje për cështjen e personave të zhdukur dhe atyre të zhvendosur. I dërguari special i BE për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, në një konferencë për shtyp pas takimit, deklaroi se Hoti dhe Vuçiç janë pozitivë në vijimin e negociatave. MIROSLAV LAJÇAKI DERGUARI SPECIAL I BE PER DIALOGUN?Është e rëndësishme që të dy liderët pas takimit në shtëpinë e bardhë ,në takimin e dytë të nivelit të lartë në Bruksel, konfirmuan synimet më të larta për integrimin në rrugën europiane dhe vazhdimin e punës për dialogun mes tyre, më ndërmjetësimin e BE. Duke patur të qartë këtë, puna e përbashkët dhe të kuptuarit e prioriteteve, janë esenciale për të arritur progres. Në takimin e sotëm folëm për bashkëpunimin ekonomik, të zhdukurit dhe të zhvendosurit dhe jam i lumtur të them se kemi bërë progres të plotë.? Lajçak gjithashtu bëri të ditur se në takimin e ardhshëm në nivel ekspertësh, i cili do të mbahet më 17 shtator, do të diskutohet për çështjet e komuniteteve joshumicë dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ritheksoi se çdo dakordësi mes palëve, shtron rrugën për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVES?Unë me kënaqësi ju them se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për njohjen reciproke. Do të vazhdojmë në të ardhmen me tema dhe takime të tjera që duhet të adresohen për marrëveshjen përfundimtare.? Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri të ditur se përtej vështirësive, janë përafruar qëndrimet për disa çështje. ALEKSANDER VUÇIÇPRESIDENT I SERBISE?Nuk ishte takim i lehtë dhe ky nuk është lajm i madh por të paktën i?a dolëm të përafrojmë qëndrimet për disa çështje. Së pari për personat e zhdukur, të zhvendosurit brenda vendit si dhe për çështje ekonomike që kanë rëndësi të madhe për ne. Një çështje kryesore ishte edhe bashkimi i komunave me shumicë serbe, për të cilën jemi vonuar më shumë se 7 vjet.?Këtë të hënë në Bruksel, të dyja palët kanë rënë dakord mbi një mekanizëm për përcaktimin e regjistrave të personave të zhvendosur dhe personave të zhdukur si dhe qasjen në të gjitha arkivat. Prishtina zyrtare pritet të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur. Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç do të takohen sërish në Bruksel më 29 shtator.
Recommended