Kurti letër për Trump: SHBA të jetë garant i dialogut Serbi-Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, lidhur me pozicionin e qeverisë së tij për dialogun Kosovë-Serbi dhe taksën ndaj mallrave serbe.Kurti thekson se qeveria është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Beogradin zyrtar, që do të kulmonte me njohjen e reciproke mes dy vendeve.
ALBIN KURTIKRYEMINISTER I KOSOVES
?Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë brenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve? .Kurti shpjegonse taksa ndaj mallrave serbe do të pezullohet duke filluar nga 15 marsi, duke shpresuar se veprimet e Kosovës, do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi.?Duke nisur që nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, dhe presim largimin e të gjitha barrierave jotarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës. Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dyja palët t?i përmbahen zotimeve.Por ndërsa kryeministr ka hedhur hapin e parë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e dialogu, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme.Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka akuzuar kryeministrin Kurti se po rrezikon sovranitetin e vendit.
KADRI VESELIKRYETAR I PDK
?Do ta konsideroja më shumë se serioze, diçka që ky njeri paraqet rrezik për shtetin e pavarur sovran e Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë, pasha besën mu ka dokë që e kom ni një autonomist, si me pas luksin si me fol për federatën Jugosllave pas 17 shkurtit 2008. Kanë ndërru senet, jo veç ty po askujt nuk ia mohoj patriotizmit, me Serbinë duhet me u nda sa më shpejtë, nuk mundesh me fol si nëpunës doganor, duhet me ndal taksiratin o kryeministër për hirë të gjeneratave që vijnë, jo rastësisht kemi pas luftëra me shekuj, është fat që SHBA po donë me kry sa më shpejtë, këtu duhet të orientohemi, nuk je nëpunës i doganave, i ke rrotullua kamionët, kjo çka po bën tash so në rregull?Ndërsa në kuvend po vijon seance e jashtëzakonshme, 4 aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u arrestuan, pasi vendosën një arkivol me mbishkrim ?Reciprociteti?, si mesazh për kryeministrin Albin Kurti.
Recommended