Speciale - Arben Çejku: Marrëveshja Kosovë - Serbi në SHBA nuk prek integritetin territorial
  • 3 years ago
Marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhe mes Kosovës dhe Serbisë, për ish ambasadorin Arben Çejku është një njohje de fakt nga ana e Serbisë. Sipas tij ajo cka u firmos ishte përfituese, nuk u prek integriteti territorial dhe ngushtoi hapësirat e refuzimit për Serbinë. Sipas Cejkut takimi i 28 shtatorit në Bruksel do të jetë ai që do të japë përgjigje të reja për vijimin e negociatave mes dy vendeve.
?Një marrveshje përfituese, që nuk preku integritetin territorial dhe i ngushtoi hapësirat Serbisë për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur?. Kështu e cilësoi marrëveshjen e arritur në Uashington, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Arben Çeku në një intervistë për Report TVduke u shprehur se ky takim shënon hapin e parë negociues pas një përpjekje të gjatë në njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë.
?Nëse shikoni këtë marrëveshje, kjo zë një hapësirë shumë të madhe në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike që në gjuhë diplomatike do të thotë një pranim i Kosovës de-fakto nga ana e Serbiësë pavarësisht se jurdikisht ajo ende nuk është e gatshme për ta njohur. Unë besoj që është një hap i rëndësishmë drejt kësaj dhe Serbisë po i ngushtohet gjithnjë e më shumë hapësira e refuzimit për shtetin e Kosovës dhe kushtet që janë aty janë ato që favorizojnë sovranitetin dhe ajo që është më e rëndësishme është se nuk kemi një prekje të integritetit territorial, natyrisht pika më e rëndësishme që duhet të kërkohet është njohja reciproke?. Një pikë e rëndësishme sipas Çejkut ishte dhe njohja e Kosovës nga Izraeli, por se marrëveshja do e tregojë funksionin e vërtetë të saj, kur të shkohet drejt implementimit konkret të të gjithë pikave për të cilat janë dakordësuar palët në Uashington.
Sa i përket qëndrimeve të fundit të kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani, Çejku i sheh me një sy kritik duke thënë se ajo ishte një bashkëpërgjegjëse për dobësinë e delagacionit të Kosovës përballë Serbisë.
Askush nuk e priste njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe ajo ndodhi Live dhe e panë të gjithë . Pse duhet gjithmonë për interesa politike të godasim apo hedhim baltë për arritjet që realizon një shtet i caktuar. Ne rrethanat që ishin delegacioni I Kosovës mori maksimumin e mundshëm Vjosa dhe politikanë të tjerë në Kosovës janë bashkëpërgjegjës për mungesën e dialogut në Prishtinë, për krizën që ndodhi në parlamentin e Kosovës, për rënien e qeverisë dhe për fat të keq duhet të them se lidershipi i Kosovës këtë herë ishte më I dobët se çdo herë tjetër në ballafaqimin me Serbinëpavarësisht se kishim një qeveri dhe kryeministër të kulturuar që ia doli të kthehet me një njohje më të rëndësishme sic ishte ajo e Izraelit.
Teksa ka komentuar idenë e Minishengenit për vendet e Ballkanit, Çejku shprehet se ishte një vendim i vonuar për Kosovën, por që sipas tij, nuk erdhi për faj të saj pasi në Samitin e Novisadit u zhvillua vetëm një takim trepalesh mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut duke lënë jashtë Kosovën.
Recommended