Top News - Komisioni Europian aktivizohet, mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi!
  • 4 years ago
Pas dështimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ku kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk shkoi në Washington si dhe kërkoi shtyrje të takimit për në datën 27 qershor, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar takime me komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi si dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


?Diskutim i mirë dhe i qartë me Aleksandar Vuçiç sot. Folëm për axhendën e reformave dhe mbështetjen tonë në rrugën e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rimëkëmbjen ekonomike në vazhdën e krizës # COVID19. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor edhe në këtë drejtim. Dialogu me Prishtinën është çelësi kyç?, shkroi Varhelyi.

Nga ana tjetër, Von der Leyen u shpreh:

?Faleminderit për diskutimin e mirë Vuçiç. Pas zgjedhjeve, nevojitet një dialog i gjerë me të gjitha forcat politike për të ecur përpara me reformat e nevojshme për të sjellë Serbinë më afër BE-së. Dialogu me Kosovën është thelbësor. Ne gjithashtu do të mbështesim rimëkëmbjen e Serbisë pas pandemisë.?

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KE#OliverVarhelyi#TopChannel
Recommended