E ardhmja e dialogut Kosove– Serbi
  • 4 years ago
Vizita të rëndësishme dhe angazhime të ndërkombëtarëve për rinisjen e dialogut Kosovë Serbi ka pasur Kosova në muajin e kaluar.
Pasi SHBA-ja caktoi Richard Grenell të dërguar të SHBA-së për dialogun, ky i fundit dy herë vizitoi Kosovën. Madje me ndërmjetësimin e tij u arrit edhe marrëveshja për linjën speciale ajrore Kosovë-Serbi. Një javë pas vizitës së tij të fundit në Kosovë ku edhe paralajmëroi një marrëveshje tjetër, Kosovën e vizitoi edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borreli.
Për analistin Fisnik Halimi Washingtoni do të jetë udhëheqës i këtij dialogu ku pritet edhe arritja e marrëveshjes Finale Kosovë-Serbi.
Por ndryshe thotë Demush Shasha drejtor ekzekutiv i institutit EPIK.
Megjithatë analistët kërkojnë që ky dialog të ringjallet dhe të fitojë dinamikë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale Kosovë Serbi.
Recommended