Konferenca në Kosovë, kërkohet rifillim i dialogut
  • 4 years ago
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ndërprerë nga taksa. por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve.


Pa njohjen reciproke mes dy vendeve, në kufijtë aktualë, nuk mund të ketë paqe në rajon, por luftë, tha ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, në një konferencë të institutit demokratik të Kosovës.

?Dialogu nuk është ndal për taksën është ndal për çështjen që ke tu u rrezikuar Kosova. Një Kosovë që vështirësi e ka fituar të drejtën për pavarësi?Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Do të ketë luftë, siç i kemi mbrojtur 100 vjet i mbrojmë prapë?

Ish-deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq kërkoi largimin e taksës në mënyrë që të rinisë dialogu me Serbinë. Ai theksoi nevojën që serbët e Kosovës të inkuadrohen në procesin e këtij dialogu, teksa shtoi se idetë për ndryshimin e kufijve janë të dëmshme për gjithë rajonin.

?Jam absolutisht i bindur se po të kishte çfarëdo ndryshimi kufijsh do të krijonte një efekt zinxhiror në të gjithë rajonin, madje dhe më gjerë. Për këtë arsye mendoj se përgjegjësia e BE-së është dukshëm më e madhe se ne e shfaqim? Mënyra e vetme pra është dialogu??

Që nga nëntori 2018, kur Qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për mallrat serbe, dialogu me Serbinë është ndalur. Pala serbe kërkon fillimisht heqjen e taksës para kthimit në dialog ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se taksa hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës si shtet nga Beogradi zyrtar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Dialog#TopChannel
Recommended