Ora News - Bushati: Inkurajojmë vijimin e dialogut Kosovë-Serbi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se Shqipëria inkurajon vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një komunikimi për mediat ndërkombëtare në Austri ku mori pjesë në takimin informal të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, ai tha se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani.

Ministri Bushati: Së pari është e rëndësishme të inkurajohet vijini i procesit të dialogut midis dy presidentëve. Është një proces shumë i dhimbshëm dhe delikat, i cili po lehtësohet nga BE dhe Përfaqesuesja e Lartë Mogherini. Është gjithashtu e rëndësishme të risihihet angazhimi i të dyja palëve dhe çfarë eshte arritur në këto procese sidomos në fushat që lidhen me energjinë, konektivitetin, njohjen reciproke të diplomave, tarifat e roamingut, të cilat në një farë mënyre po e mbajnë ?peng? jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por tërë rajonin. Po aq e rëndësishme është të inkurajohet ky proces që me shpresë do të finalizohet me marrëveshje reciproke njohjeje dhe marrëveshje të detyrueshme ligjore që do të ofrojë më shumë stabilitet demokratik në gjithë rajonin tonë. Rikonfirmimi përmes këtij procesi i shtyllave kryesore të angazhimit dhe parimeve të familjes euroatlantike në rajonin tonë është gjithashtu i rëndësishëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-inkurajojme-vijimin-e-dialogut-kosove-serbi-dhe-zbatimin-e-marreveshjeve-te-arritura
Recommended