Ora News - Mogherini: 2019, vit i suksesshëm për Shqipërinë. Bushati: Dera e dialogut e hapur
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Bruksel tha se viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për Shqipërinë.

Mogherini: Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në rajon. Kemi qenë të vendosur për t'i dhënë prioritet operacioneve në fushën e sigurisë.

Marrëveshja mes vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Europës është strategjia me të cilën po ecin vendet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë për të plotësuar të gjitha kushtet. Ne mbetemi të vendosur që 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë ashtu sic dëshirojnë qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, ministri Ditmir Bushati vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të procesit të integrimit në BE. Në këto kushte, Bushati tha se qeveria është e gatshme për një dialog me të gjitha partitë politike.

Bushati: Ka një vlerësim sa i përket ecurisë së reformave, reforma në drejtësi po sjell rezultatet e para. Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve po sjell frytet e para duke adresuar edhe mungesën e besimit që qytetarët kishin tek institucionet e drejtësisë, dhe njëkohësisht puna përgatitore që po bëjmë me KE për kapitujt 23 dhe 24 që përqëndrohet tek cështjet e të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës. Ky proces do të jetë një mundësi e artë për ne, për të projektuar ndërtimin e arkitekturës së re në sistemin e drejtësisë.

Krimi dhe korrupsioni mbeten fenomene të cilat duhen adresuar me përpjekje të vazhdueshme. Operacionet e muajit të fundit janë inkurajuese. Të gjitha aturitetet tona janë në një front për të përballuar këtë fenomen dhe për të pasur rezultate sa më të mira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mogherini-2019-te-jete-vit-i-suksesshem-shqiperine
Recommended