Mogherini: Pres çeljen e negociatave per Shqiperine
  • 5 years ago
Bashkimi Europian nxit hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin Qershor. Mesazhin e qartë e dha Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini në një deklaratë të shkurtër në sesionin plenar të Komitetit për Punët e jashtme.

"Unë pres të shoh hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Qershor. Kur shohim hartën e Europës, vërejmë se Ballkani është në Europë, prandaj në vend të termit zgjerim, unë parapëlqej të them ribashkim i Ballkanit me Europën".

Të mërkurën, zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud pohoi se vendi ynë po vijon përmbushjen e kritereve për çeljen e negociatave. Ajo nënvizoi nga ana tjetër se veprime të tjera nevojiten në disa fusha specifike.

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca tha një ditë më parë se vendimi i Qershorit do të bazohet në progres-raportin e Majit ku do të reflektohen vlerësimet për ecurinë e reformave. Që prej Qershorit të kaluar, Shqipëria është futur në të ashtëquajturin "Procesin Screening", periudhë në të cilën bëhet shpjegimi i legjislacionit të BE-për kapitujt e negociatave të anëtarësimit.
Recommended