Report TV - Ambasadori rumun: Do ndihmojmë Shqipërinë për çeljen e negociatave

  • 5 years ago
FIER - Ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea, është shprehur nga Fieri se vendi i tij, që kryeson presidencën e radhës të BE, do vijojë të mbështesë dhe ndihmojë Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

"Rumania do vazhdojë të mbajë të njëjtën pozicion si mike e Shqipërisë. Rumania është mbështetëse e madhe e dëshirës së Shqipërisë për t'u bashkuar në Bashkimin Europian. Shqipëria do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë por njëkohësisht ka thënë ai duhet të plotësojë edhe rekomandimet e Këshillit të Europës sic është detyra për Reformën në Drejtesi si dhe luftë ndaj korrupsionit", u shpreh ambasadori rumun në Tiranë, Perpelea.

Pak ditë më parë ishte ministri i jashtëm rumun, Teodor Melescanu, që i bëri thirrje Brukselit për nisur bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë

Recommended