Report TV -Merkel: Qeveria gjermane rekomandim pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave
  • 5 years ago
Kancelarja Angela Merkel deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, por fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator. Kështu deklaroi Merkel pesë ditë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, që janë dy nga vendet skeptike për zgjerimin, por u përgjigj vetëm për Gjermaninë. ?Nuk mund të flas? për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman.
Recommended