Shpresë për hapjen e negociatave për Shqipërinë mars - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioneri për zgjerimin Oliver Varheji prezanton këtë të mërkurë në Bruksel metodologjisë e rishikuar të zgjerimit.Fillimisht dokumenti u diskutua në kolegjin e komisionit europian, në praninë edhe të shefes së komisionit ursula von der leyen, më pas gjatë ditës eurokomisioneri pritet të mbajë një konferencë përpara mediave në Bruksel ku do të parashtrojë thelbin e metodologjis dhe se si do të procedohet me miratimin e saj nga vendet anëtare.Várhelyi do t?u paraqesë edhe eurodeputetëve për punët e jashtme propozimet për dokumentin mbi te cilin do te bazohet strategjia e zgjerimit te Unionit. Metodologjia e re vjen pas zhgënjimit të Këshillit për të rënë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Komisioni europian insiston se nuk bëhet fjalë për ndryshim të procesit, por për një qasje të re e cila ka për qëllim te beje procesin më efikas. Dokumenti përmban katër shtylla: kredibilitetin, menaxhimin politik, dinamizmin dhe parashikimin.Ky propozim duhet të pranohet nga shtetet anëtare të BE-së, brenda këtij muaji, ndërsa Komisioni për pak javë do të publikojë edhe raportin për progresin e Shqipërise. Nëse shtetet anëtare pajtohen me metodologjinë e re dhe vlerësojnë se reformat janë përmbushur atëherë ka gjasa ndezjen e drites jeshile brebnda marsit.Me metodologjinë e re kemi një përfshirje të kushtëzimit financiar dhe politik. Franca ka nënvizuar kriterin e kthyeshmërisë së procesit nese vendet qe aspirojne ti bashkohen Unionit bejne hapa pas.
Recommended