RTV Ora - Rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
  • 5 years ago
#rtvora
Ashtu siç pritej komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, rekomandoi çeljen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë prezantimit të pakos së zgjerimit, Hahn theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanës shënuar përparime thelbësore.

Pakoja e zgjerimit e Komisionit Europian u prezantua së pari në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Komisioneri Johannes Hahn, duke rekomanduar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanës shënuar përparime thelbësore.

Mbetet shumë për të bërë, tha Hahn, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por Bashkimi Europian duhet të mbajë pretimet e bëra ndaj vendeve kandidate.

Hahn: Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgarinë që siguron marrëdhënie të mira fqinjësore. Është shembull i shëndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018.

Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithësesi ato duhet të qëndrojnë të besueshmë dhe të ecin pozitivisht në çështjet e zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europiane.

Gjatë takimit me eurodeputetët u theksua se Brukseli duhet të konfirmojë arritjet e të dy vendet pasi kjo lidhet me besueshmërinë e BE-së.

Komisioneri Hahn theksoi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luftojnë me urgjencë papunësinë, pasi ky fenomen ka nxitur migracionin si dhe normë të ulët lindshmërie.

Nga pikëpamja gjeostrategjike, komisoneri nënvizoi ndërhyrjen e Kinës me investime në Ballkan që nuk merr parasysh gjendjen ekonomike e financiare të vendeve ku investon.

Hahn: Kemi arritje historike, ka shumë sfida që mbeten. Duhet ti japim merita vendeve, por sigurisht do të dueht të japin sërish rezultate. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur pozitivisht me rejkomandimet për hapjen e negociatave, duhet të ecet më tej me çështjet problematike, duhet të ketë rezultate më të qëndrueshme për çështjet kryesore, fillimisht për sundimin e ligjit. Paketa jonë kërkon vazhdimin e eksportimit të stabilitetit, nuk mund të importojmë në BE problemet mes fqinjëve. Është urgjente për vendet e Ballkanit Perëndimor që të shënojmë progres në çështjet e pajtimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Një çështje tjetër është ekonomia, ekonomia në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë dobësi për të marrë avantazh të plotë mbi avantazhet që ne u japim. Duhet të luftojnë papunësinë, zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për të forcuar stabiliteti...
Recommended