Blerim Reka skeptik për hapjen e negociatave në tetor Maqedonia e Veriu duhet të plotësojë dy kushte

  • 5 years ago
#rtvora

Ish-diplomati Blerim Reka e shikon me skepticizëm marrjen e një date për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Blerim Reka tha se Maqedonia e Veriut do t'i thotë lamtumirë datës për hapjen e negociatave në muajin tetor.

Sipas tij Maqedonia e Veriut duhet të plotësojë dy kritere që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, zbardhja e rastit "Zhvatja" dhe aprovimi i ligjit për Prokurorinë Publike.

Blerim Reka: Çështja e anëtarësimit në BE është edhe teknik, kërkon standarde, kritere etj., të cilat dyshoj se Maqedonia i plotëson tani. Unë edhe në prill të këtij viti thoja që Maqedonia nuk do të marrë datë ne qershor dhe unë tani po e them sepse është shumë vështirë të marrë datë ne tetor. Pse? Janë 3 shtete anëtare Franca, Holanda dhe Gjermania, të cilat nuk janë të bindura se Maqedonia ka bërë përparim në reformimin e sundimit të ligjit. Rasti "Zhvatja" nuk ka qenë rast në prag të marrjes së datës në qershor, është paraqitur në 15 korrik. Kjo do të thotë se ne tani kemi dy limite kufizuese për marrjen e datës. Është zbardhja e rastit "Zhvatja" përkatësisht demonstrimi se ka kapacitet menaxhues ky shtet që ta zbatojë sundimin e ligjit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/blerim-reka-skeptik-hapjen-e-negociatave-ne-tetor-maqedonia-e-veriu-duhet-te-plotesoje-dy-kushte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended