Kreu i socialistëve europian: “Mbështesim hapjen e negociatave" - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e dytë dhe më të rëndësishme të Kongresit Zgjedhor të Partie Socialiste, i ftuari Sergei Stanishev, Presidenti i Socialisteve Evropiane, shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Me vlerësimin se dy qeveritë ajo e Tiranës dhe Shkupit i kanë përmbushur objektivat e tyre, Stanishev tha se është koha që Bashkimi Evropian të bëj detyrën e saj. SERGEI STANISHEVPRESIDENT I PSE ?.Shpreh mbështetjen e Partisë Socialiste të Evropës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Mbeshtetsim nisjen e tyre sa me shpejt te jete e mundur. Shtyrja ne Tetor ishte nje gabim polik, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut kanë bere shume reforma si në ne rivleresimin e njerezve te drejtesise ne procession e vetingut, luften kundër korrupsionit dhe pergatitjet per integrim. Bashkimi Evropian duhet te jete i besuehsm per aq kohë sa keni bere detyrat tuaj, tashme ajo duhet te beje detyren e saj. Si Parti Socialiste e Evropës do të përdorim gjithe ndikimin tone qe keshilli ne Mars te ndermarre nje hap pozitiv?.Pasi renditi gjithë arritjet dhe reformat e ndërmarra nën qeverisjen e Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm Balla, tha se beteja e ardhshme e Partisë Socialiste është të marrë një mandat të tretë qeverisës. Kongresi zgjedhor vijon punimet me pikat kryesore agjenda politike deri në Qershorin e 2021, votimin e ndryshimeve në statut dhe zgjidhjen e anëtarëve të Asamblesë së re të Partisë Socialiste.
Recommended