Franca pro hapjes se negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut

  • 4 years ago
4 muaj pas vetos për negociatat, Franca del me një qëndrim pro hapjes së tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deklaratën e bëri nga Konferenca e Sigurisë që po mbahet në Mynih, Presidenti Emanuel Macron, i cili tha se Franca do ta ndezë dritën jeshile për të dy vendet, nëse raporti i Komisionit Europian del me vlerësime pozitive.
?Ne duhet të shohim se çfarë do të thotë Komisioni sa u përket përparimeve të pritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për këtë çështje. Në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë ne jemi pro hapjes se negociatave?.
Në tetor të vitit të kaluar,Presidenti Macron i qëndroi deri në fund idesë së tij për të mos e vazhduar procesin e zgjerimit deri sa të reformohet Bashkimi Europian. I vënë në qendër të kritikave për votën kundër hapjes së negociatave, Macroni nuk la pa ironizuar edhe vendet anëtare që mbështetën zgjerimin.
?Sepse të gjithë ata që thonë le të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetëm pas disa sekondash, thonë kujdes, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të integrohen as për 10 apo 15 vite. Kjo nuk është e arsyeshme, kjo do të thotë të tallesh me njerëzit dhe kjo është hipokrizia kolektive ku jetojmë?.
Ky qëndrim i ri i Macronit vjen përpara samitit të Zagrebit që pritet të mbahet në muajin Maj. Në samitin e 18 Tetorit të vitit të kaluar krahas Francës kundër hapjes së negociatave me BE votuan edhe Holanda e Danimarka.

Recommended