Ora News - Ambasadorja e Francës: Reformat të vazhdojnë, dera e BE është e hapur

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasac tha se dera e BE për Shqipërinë është gjithmonë e hapur. Nga Korça, Vasac u shpreh se e rëndësishme është të vazhdohet me reformat, ndërsa theksoi se partitë politike duhet të kenë vullnet për të zbatuar ligjet.

Vasac: Doja të përsërisja atë që tha Macron për këtë çështje. Ideja është që duhen marrë iniciativa në mënyrë që të përpiqet të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE. Kjo është e vlefshme si për anëtarët e BE, një kontekst që në Shqipëri ndoshta nuk mund të kuptohet aq drejtë sa duhet, që ka të bëjë me Brexit dhe është e vlefshme edhe për vendet e ardhshme anëtare. Ai ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave është edhe Shqipëria kanë vokacion që të jenë në të ardhmen në BE. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka pasur thjesht disa interpretime që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Po jua them edhe në shqip, "dera është e hapur". Kjo do të thotë dy gjëra, së pari që reformat të vazhdojnë dhe të kenë rezultate konkrete. Nuk mjafton të miratohen ligje, ato duhet të zbatohen. Kjo kërkon vullnet politik të të gjithë palëve si të qeverisë ashtu edhe opozitës.

Sa i takon iniciativës për mini shengenin ballkanik, diplomatja francezë tha se e mirëpresin bashkëpunimin rajonal, por analizën mund ta bëjnë vetëm pas të konsultohen vendimet që do të merren.

Vasac: Takimi i tyre vazhdon. Nuk mund të kesh një opinion për diçka të cilën nuk e ke të qartë çfarë është çfarë është. Analizën mund ta bëjmë vetëm pasi të konsultojmë vendimet që merren dhe situata të jetë qetësuar. Sidoqoftë forcimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit është gjithmonë i mirëpritur. Mendoj që ky është frymëzimi i bisedimeve të sotme. Ka qenë një mënyrë e caktuar duke folur për një mini shengen. Do tju kujtoja që kodi i shengen është shumë i gjerë dhe i përbërë nga qindra faqe. Besoj se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Sidoqoftë nuk ka pse ti kundërvihemi rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE kundër një iniciative rajonale që për ne është e mirëpritur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ambasadorja-e-frances-reformat-te-vazhdojne-dera-e-be-eshte-e-hapur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended