Ora News - Bushati: Opozita, fushatë për ta bërë pis Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata e anëtarësimeve të reja e gjeti ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Bushati i falenderoi të rinjtë që u bashkuan me PS si dhe nënvizoi se kjo parti nuk ka kohë për të humbur me opozitën, por duhet të jetë e fokusuar tek njerëzit.

Bushati: Opozita, PD, LSI kanë qenë të përqëndruar në një fushatë se kush ta bëjë sa më shumë pis Shqipërinë, jetën publike me lloj-lloj telenovelash. Ata do vazhdojnë punën e tyre, ne duhet të vazhdojmë punën tonë. Ne populli na ka dhënë mbështetje për të qeverisur dhe ka të drejtën për të na kërkuar llogari një më një, që nga qeveria qendërore deri tek administratorët vendorë për të gjitha premtimet dhe punët që kryhen.

Bushati nënvizoi se bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë pësuar një transformim dhe jetesa e banorëve është më e mirë si pasojë e investimeve të rëndësishme të kryera në këto dy bashki.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-opozita-fushate-ta-bere-pis-shqiperine

Recommended