Gati ligji që integron Shqipërinë në tregjet kripto-financiare! Rama: Kemi hapur një rrugë të re
  • 5 years ago
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i është bashkuar edhe ditën e sotme Konferencës së e 41 ndërkombëtare të komisionerëve për mbrojtjen e të dhënave, që po mbahet në Shqipëri. Në fjalën e tij, ai tha se qeveria shqiptare ka hapur një konsultim publik për tregjet financiare, bazuar te teknologjia blockchain.

?Dua të bëj një njoftim për ata që janë këtu dhe ata që po na ndjekin, që qeveria e Shqipërisë ka hapur një konsultim publik, një ligj të ri, për tregjet financiare bazuar te teknologjia blockchain, që mendojmë se është një ndërmarrje shumë guximtare e ndërmarrë nga Shqipëria. Është e qartë që përmes teknologjisë blockchain ne do kemi mundësinë për t?iu dhënë në të ardhmen sistemeve tona një efikasitet më të lartë dhe një siguri më të madhe, sa i përket psh. pronës, pronësisë. Dhe gjithashtu, për një vend si Shqipëria, blockchain mund të ofrojë një mundësi shumë efikase për dërgesat nga jashtë, duke ulur kostot dhe rritur shpejtësinë e ndërveprimeve. Përmes këtij sistemi, askush nuk mund të shmanget nga detyrimet.
Recommended