Ora News - Kosovë-Serbi, Bushati: Deklarata e DASH e qartë s'ka nevojë për intepretim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka konsideruar një thirrje për gjetjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit deklaratën e DASH mbi vendosjen e tarifave për mallrat serbe. Megjithatë në konferencën e përbashkët për shyp me homologun e Sllovenisë, kreu i diplomacisë shqiptare nuk pranoi të komentonte më tej tensionet tashmë të rritura

Ditmir Bushati: Më duhet tju kujtoj se unë jam ministër i Punëve të Jashtme dhe nuk jam analist dhe në këtë kontekst e kam të vështirë të bëj intepretime inplicite për qëndrime eksplicite të SHBA-së, të cilat apo roli i të cilëve është i pazëvendësueshëm për perimetrin e sigurisë së Europës Juglindore, pa përmendur këtu kontributin e pazëvendësueshëm të tyre për popullin shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës. Mendoj që deklarata e Sekretarit të Shtetit pas takimit me presidentin e Kosovës është e qartë dhe bën thirrje për një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe për një marrëveshje që mbi të gjitha do të shtojë sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Duke konfirmuar marrëdhëniet e mira me Kosovën dhe Serbinë, ministri i Jashtëm slloven Miro Cerar u shpreh se procesi i dialogut mes dy vendeve është i vështirë, por i domosdoshëm për paqen dhe sigurinë.

Miro Cerar: Siç e dini Sllovenia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës por në të njëjtën kohë kemi dhe marrëdhënie miqësore me Kosovën dhe Serbinë. I urojmë atyre një mënyrë të suksesshme për një marrëveshje konkrete të zbatueshme. Kuptojmë që ky është një proces mjaft i vështirë por besojmë se dialogu duhet të vijojë dhe të sjellë marrëveshje që do tu japë mundësi të dy vendeve dhe popujve të jetojnë në paqe dhe pa konflikte të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

Kryediplomati sloven ka kërkuar gjithashtu një rritje të marrëdhënieve ekonomike me Shqipërinë. Në një takim të posaçëm për këtë ai shprehu interesin për investimet në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka ka theksuar se shkëmbimi mes dy vendeve është në nivelet minimale ndaj dhe mbështeti thirrjen për bashkëpunim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kosove-serbi-bushati-deklarata-e-dash-e-qarte-ska-nevoje-intepretim

Recommended