RTV Ora - Plaka: Marrëveshja Kosovë-Serbi proces i vështirë. Liderët në Tiranë kanë shtuar retorikën
  • 5 years ago
#rtvora

Analisti Armand Plaka e shikon të largët arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Plaka tha se procesi është shumë i vështirë dhe për këtë tha ai do të duhet të kënaqemi edhe me hapa të vegjel.

Armand Plaka: Nuk e shoh të afërt, është një proces i vështirë. Kam parasysh deklaratat e dy krerëve të shteteve, Thaçi dhe Vuçiç, të cilët e kanë theksuar me kohë vështirësinë e këtij procesi. Por besoj këtë do bëntë çdo lider. Është një proces që dritën në fund të tunelit do të duhet kohë që ta shohim. Por, do të duhet të kënaqemi edhe me hapa të vegjël për të shpresuar për një të ardhme të mirë.

Analisti Plaka tha se për çështjen Kosovë-Serbi retorika nga liderët në Tiranë është më e shtuar sesa në Kosovë.

Armand Plaka: Kemi retorikë shumë të shtuar nga liderët këtu në Tiranë më shumë sesa në Kosovë, sepse ata janë treguar më të përmbajtur. Kam këtu parasysh tonet e ngritura të ish-liderit të mazhorancës në Tiranë, zotit Berisha dhe kundërpërgjigjen e pak ditëve me vonë të Presidentit Thaçi. Ndërkohë Haradinaj ka qenë koherent dhe është dëshmuar më i qetë dhe ka respektuar etikën brenda normave duke ruajtur pozicionin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plaka-marreveshja-kosove-serbi-proces-i-veshtire-lideret-ne-tirane-kane-shtuar-retoriken
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended