Top News - Eksperti USA/ Kosovë, marrëveshja e vështirë

  • 4 years ago
Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se në takimin e 12 korrikut mes Kosovës dhe Serbisë mund të priten hapa si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve.


Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai megjithatë shprehet se nuk sheh shteg drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Joseph thotë se aktakuza e paraqitur kundër presidentit Hashim Thaçi është serioze dhe e ndërlikon përfaqësimin e Kosovës në dialog. Sipas tij, arkitektura që ka ngritur Shtëpia e Bardhë rreth presidentit Thaçi është shembur.

? Hapa natyrisht që mund të presim. Mund të presim shumë të tillë, madje edhe pozitivë. Por, a mund të presim hapa që realisht do të çojnë drejt një zgjidhjeje të vërtetë? Mendoj se kjo është e pamundur. Të paktën për momentin, nuk shoh shteg për ndonjë zgjidhje përfundimtare?, shprehet Joseph. I pyetur përse do të pranonte Vuçic diçka më pak se territor, ai u përgjigj: ? Kosova është e vendosur që të mos flasë për integritetin territorial dhe thotë se po hyn në këtë proces për njohje. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, thotë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ku e shihni kompromisin midis dy palëve??.

Me nismën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, në 10 korrik, zhvillohet një ?samit virtual? mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në 12 korrik në Bruksel takohen Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vucic.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdwardJoseph#JohnsHopkins#TopChannel

Recommended