Top News - Eksperti juridik “lëshon bombën”: Në Kosovë, po bëhet grusht shteti!

  • 4 years ago
Eksperti juridik, i përfshirë prej kohësh në Kosovë, Andrea Lorenzo Capussela, deklaroi se në vend po bëhet grusht shtet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën formimit të Qeverisë Hoti.


Në një postim në Facebook, Capussela ka thënë se ky vendim nuk ka logjikë. ? ?Kosovë: Ky është grusht shtet me maskim të shëmtuar ligjor. Është po ashtu puç i ngutshëm, sepse ky aktgjykim i pajustifikueshëm fiton vetëm disa javë: dihet që mund të mposhtet. Unë ashtu shpresoj?, ka shkruar ai. Të enjten Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e bëri të qartë se nuk e pranon këtë vendim. Kurti tha se nuk kishte pasur shpresa të mëdha tek ajo çfarë do të vendoste Gjykata Kushtetuese, por rezultati sipas tij ishte ?përtej imagjinatës e nën çdo nivel logjik e juridik?. Respektim të vendimit kanë kërkuar sakaq edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ?Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës?, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AndreaLorenzoCapussela#HashimThaci#TopChannel

Recommended