Ora News - Kosovë-Serbi, Enver Hoxhaj: Këtë vit përmbyllim atë që kemi nisur në 2008
  • 5 years ago
#oranews

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma thotë se 2019-ta do të jetë një vit historik në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai tha se mendon që në këtë vit të përmbyllet ajo që është nisur që në 2008.

Enver Hoxhaj: Ne hyjmë në dialog për shkak të interesave tona strategjike dhe ju besojmë partnerëve tanë perëndimorë. Mendoj që 2019 mund të jetë një vit historik ku përmbyllim diçka që e kemi nisur në 2008. Mendojmë që marrëveshja e Prespës është një model frymëzimi, por raportet Greqi - Maqedoni kanë qenë të tjera. Raporti jonë me Sëerbinë ka të bëjë me sovranitetin.

Hoxhaj tha se në Kuvend pritet të miratohet platforma e cila adreson të gjitha shqetësimet e Kosovës, ndërsa thekson se në këtë proces po hyjnë për të rritur pozitat e Kosovës.

Enver Hoxhaj: Aktualisht kemi hartuar një platformë e cila do të duhet të miratohet javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Me këtë platformë ne adresojmë të gjitha shqetësimet që ka Kosova në këtë proces të tillë. Ne i besojmë procesit dhe besojmë se në fund të procesit nuk do të jemi të detyruar që të bëjmë kompromise të mëdha. Ne hyjmë në një proces që të avancojmë pozitat e Kosovës, që Kosova të jetë më e fuqishme, më e konsoliduar dhe jo të dalim nga procesi ku Kosova të jetë më pak seç është.

Edhe pse ka qenë një nga iniciuesit e vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbë, Hoxhaj thotë se taksa nuk duhet të jetë pengesë për vazhdimin e dialogut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kosove-serbi-enver-hoxhaj-kete-vit-permbyllim-ate-qe-kemi-nisur-ne-2008

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended