BE mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian dhe presidenca austriake e BE do të mbështesin maksimalisht marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, po vijojnë bisedime të vështira, por të realizueshme mbi një marrëveshje të detyrueshme ligjore mes dy vendeve.



?Ne patëm rastin të shkëmbejmë pikëpamjet mbi kontaktet e fundit që presidenti Van Der Bellen ka pasur në veçanti në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës. Mbështetja që Austria po jep, dhe ai personalisht po i jep këtij ushtrimi të vështirë, por premtues, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të vijojmë bisedimet e vështira, por të mundshme mbi një marrëveshje të detyrueshme ligjore.?



Të njëjtin mendim ndau dhe kreu i shtetit të Austrisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Sipas tij, po punohet për një marrëveshje paqësore që u shërben të dy popujve dhe shansi që kanë të dy vendet është i barabartë.

 

 ?Kam pasur bisedime të gjera në Alpbach me Presidentin  Serb Vuçiç  dhe Presidentin e Kosovës Thaçi. Kam pasur përshtypjen se të dy ishin shumë serioze në lidhje me një zgjidhje për konfliktin e tyre dhe po punojnë drejt një marrëveshje paqësore që u shërben popujve të të dy vendeve dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Ata e kanë shansin 50-50, por nuk do të doja të hyja në detaje. Austria dhe BE i mbështesin të dyja vendet dhe do i ndihmojnë për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Them 50-50, sepse secila prej palëve kanë shumë vështirësi dhe nga ana tjetër ata e dine se çfarë ka në lojë, si p.sh. si pranimi i mëvonshëm në Union.?



Mogherini theksoi se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Dera e Unionit është e hapur për këto vende, por më pare duhet të plotësohen kushtet e caktuara.
Recommended