Arrihet marrëveshja Kosove -- Serbi - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje nën presionin e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të kufijve. Në një deklaratë të orëve të vona të së premtes, zyrtarë të BE-së njoftuan se palët negociatore të dy vendeve kanë rënë dakord, dhe se marrëveshja për menaxhimin e kufijve do të implementohet gradualisht sa më shpejt që të jetë e mundur. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar edhe nga kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri. Tahiri tha se marrëveshja është në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pala serbe thotë se është arritur marrëveshje për "vendkalimet" dhe se as ata nuk kanë hequr dorë nga respektimi i Kushtetutës së Serbisë. BE po ashtu në komunikatë nuk përmend fjalën "kufi", por vetëm "vendkalime". Megjithëse BE lajmëroi arritjen e marrëveshjes, e cila shihet si një mundësi e mirë e Serbisë për marrjen e statusit kandidat për hyrjen në BE, në Beograd ka ende konfuzion. Kryenegociatori serb Borisllav Stefanoviç citohet nga mediat vendase të ketë thënë se detajet për marrëveshjen mbeten ende për t'u parë. "Edhe pse ne jemi afruar shumë në qëndrimet tona, mbeten ende për t'u vendosur pikat mbi I", ka thënë Stefanoviç për agjencinë serbe "Tanjug". Ndërkohë që sekretari i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç deklaron se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk garanton heqjen e barrikadave në veri. Ivanoviç tha për gazetën kosovare "Koha Ditore" se vullneti i komunarëve paralelë veriorë duhet të merret parasysh, përndryshe zbatimi i çdo marrëveshjeje do të ngecë. E pavarësisht marrëveshjes, situata në veri të Kosovës vijon të jetë e njëjtë por pa tensione. Serbët vazhdojnë të mbajnë barrikadat dhe të mos bëjnë hapa prapa.

Kosovo and Serbia have reached an agreement under pressure from the European Union for joint management of borders. In a statement late hours of Friday, EU officials announced that the parties of both countries have agreed, and the agreement on border management will be implemented gradually as soon as possible. Reaching an agreement is confirmed by the chief negotiator Edita Tahiri Kosovo. Tahiri said the agreement is in full compliance with the laws and Constitution of the Republic of Kosovo. The Serbian side says that agreement has been reached for "crossing" and that neither they have not renounced the observance of the Constitution of Serbia. EU is also in communication does not mention the word "limit", but only "crossing". Although the EU announced reaching an agreement, which is seen as a good opportunity to take Serbia's candidate status for EU accession, there is still confusion in Belgrade. Borislav Stefanovic Serbian chief negotiator was quoted by local media as saying that details of the deal have yet to be seen. "Although we are very close to our positions, have yet to be decided on points of" Stefanovic said the Serbian agency "Tanjug". While Secretary of the Ministry for Kosovo in the Serbian government...

Recommended