Marrëveshja Kosove-Serbi - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Parlamenti i Serbisë miratoi orët e para të së shtunës raportin e qeverisë për dialogun politik dhe teknik me Kosovën, në të cilin përfshihet edhe marrëveshja e arritur javën e kaluar në Bruksel. Ky raport mori 173 vota pro nga ana e partive në mazhorancë dhe disa forcave opozitare, ndërsa 24 deputetë e kundërshtuan atë. Më herët, në Parlament pati diskutime dhe debate të forta mes kryeministrit Daçiç dhe ligjvënësve opozitarë, të cilët e cilësuan tradhti kombëtare, paktin e Brukselit. Raporti i qeverisë serbe thekson se të gjitha aktivitetet qeveritare, përfshirë edhe negociatat me Prishtinën, do të kryhen në përputhje me Kushtetutën dhe në konsultim me përfaqësuesit lokalë në veri të Kosovës. Dokumenti 25 faqësh përfshin edhe 15 pikat e propozuara nga baronesha Eshton, për të cilat ranë dakord një javë më parë kryeministrat Thaçi dhe Daçiç. Tashmë, vështirësia qëndron në zbatimin e këtij pakti. Një ditë më parë, delegacionet e nivelit të dytë të Kosovës e Serbisë, nuk arritën të asnjë marrëveshje konkrete pas një takimi dy ditor. Sipas kreut të ekipit kosovar, Hajredin Kuçi, drafti i ofruar për zbatim është pranuar nga ata, por Serbia ka kërkuar konsultime shtesë.

Serbia's parliament approved the early hours of Saturday ratio of government policy and technical dialogue with Kosovo, which is included in the agreement reached in Brussels last week. This report received 173 votes in favor by the majority party and several opposition forces, while 24 MPs opposed it. Earlier, the Parliament had discussions and arguments between Prime Minister Dacic and opposition lawmakers, who described the national treason, Brussels pact. Serbian government report states that all government activities, including talks with Pristina, will be carried out in accordance with the Constitution and in consultation with local representatives in the north. 25-page document includes 15 items proposed by Baroness Ashton, which agreed a week ago and the prime Minister Dacic. Now, the difficulty lies in the implementation of the pact. A day earlier, the second level delegations of Kosovo and Serbia, there is no concrete agreement reached after a two-day meeting. According to team leader Kosovo, Hajredin Kuqi, the draft provided for implementation is accepted by them, but Serbia has requested additional consultations.

Recommended