Sali Berisha intervistë pas vizitës në Vlorë - (14 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike intervistë pas mitingut në qytetin e Vlorës.

Sali Berisha, Kryetari i PD:- ?Sot përkundrejt përpjekjeve të jashtëzakonshe, qytetare dhe qytetarët e Vlorës, mbushën më shumë se kurrë sheshin e Flamurit. Sot ata shndërruan Vlorën në kryeqytetin e demokracisë. Mesazhi i Vlorës është mesazhi i shpresës, i vendosmërisë për të nxjerr Shqipërinë nga kthetrat e mafies dhe të kusarëve. Gjatë rrugës ne kalonin nëpër qytezat e qytetarëve që përshëndesnin në të dyja anët e rrugës, e qytetarëve që i shprehnin opozitës respektin dhe dashurinë. Është pa dyshim një nga udhëtimet më impresionante të jetës time. Pushtetarëve socialist do tju them sot se ajo që ishte në sheshin e Flamurit, ishte gjyqi i Vlorës?.

Gazetarja:- Kur do të ikni në Tropojë zoti Berisha?

Sali Berisha, Kryetari i PD:- ?Në fakt në Tropoj unë mund të shkoj kur të dua, nuk ka asnjë problem të kësaj natyre, natyrisht siç e thashë edhe në sheshin e Flamurit kam shkuar me vonesë, sepse unë kam dashur që sovrani të ketë kohën e mjaftueshme për të gjykuar me gjakftohtësi dhe sot për çdo vlonjat është e qartë se kush e dogji Vlorën".

Gazetarja:- Keni frikë nga reagimet negative?

Sali Berisha, Kryetari i PD:- ?Kishte qeveri negative, në qoftë se qeveria ngelej e përfaqësuar nga dy-tre njerëz rrugës, e vërteta është që kjo është qeveri në mjerim. Në tërësi gjatë gjithë rrugës reagimet ishin shumë pozitive dhe miqësore, kishte dhe individë që nderonin me grushta. Në qoftë se ata nuk janë anëtarët e skuadrave të trafiqeve të Gjinushit dhe të tjerëve, shumë shpejt do ta kuptojnë se pavarësisht me grusht apo me dy gishta janë shumë më afër me ata të cilët duan të ndërtojnë Vlorën dhe Shqipërinë mbi bazën e ndershmërisë dhe jo punëve të pista?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended