Berisha për socialistët në Vlorë - (24 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Socialistët nuk shkojnë në Vlorë për mbledhje apo takime me popullin, por për të vallëzuar në diskoteka. Kështu e ka përkufizuar zhvillimin e mbledhjes së KPD socialist në qytetin bregdetar, kryetari i PD Sali Berisha. Ndërsa përsa i përket vajtjes së socialistëve atje Berisha nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Nuk e di njëherë shkuan të gjithë apo mbetën rrugës, sepse e kishin me mëdyshje, gjë e cila më bëri përshtypje se ata as për vende mbledhjesh nuk gjejnë dot pëlqimin. Mora vesh nga shtypi se ata kanë në program një diskotekë, kaq mund të them?.

Gazetarja:- Mendoni se do ti përkrahin vlonjatët?

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Po të dalin në shesh, atë duhet ta llogarisin ata vetë, unë nuk kam djeni për programin e tyre. Ata kanë përkrahësit e tyre, mirpo unë kam vënë re se ata preferojnë më shumë diskotekat për të përcjell mesazhet tëk përkrahësit. Tani se sa u bënë xhelozë nga vajtja ime në Vlorë, lexoni deklaratat e tyre përpara vajtjes, po ato janë krejt të pa rëndësishme?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended