Berisha ne dasmen e ciftit:Nje mesazh shprese per te gjithe dhe per nje Kosove te lire (23 Maj 1999)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Kryetari i Partisë Demokratike ka vizituar dje kampet e të ardhurve nga Kosova në Bulqizë dhe Burrel. Në një nga zonat përreth tyre Berisha është gjendur prezent në një dasëm të dy të rinjve kosovarë, të cilëve iu është drejtuar se akti i tyre është një mesazh shprese për të gjithë dhe për një Kosovë të lirë.

Berisha është pritur edhe nga banorë të Bulqizës dhe Burrelit. Të ardhurve nëpër kampingje Berisha ju është drejtuar se ju ndodheni sërisht në shtëpinë tuaj Shqipëri, duke pritur kthimin në Kosovën e lirë.

Në një miting të improvizuar Berisha është shprehur se ju keni ardhur në familjet shqiptare, në çadra, kampingje në kushte të vështira por duhet ta ndieni veten si lufta në llogore. Regjimi i Millosheviçit dhe diktatura e tij I kanë ditët e numëruara ka thënë Berisha. Ju vërtetë keni humbur shumë por duhet ta dini se keni më shumë miq dhe përkrahje se kurrë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended