Sali Berisha per Edi Ramen: A mund t'a doje Tiranen dikush qe shet turpin (21 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot përpara banorëve të Kombinatit kandidatin për Bashkinë Tiranë Besnik Mustafaj dhe të bashkizës Marjo Veizi. Kësaj here në fjalën e Berishës, refreni i tij është përqëndruar tek akuzat në jetën private të Edi Ramës.
"A mund të dojë Tiranën ai që nuk do nënën. A mund të dojë Tiranën ai që rreh nënën. A mund të dojë fëmijët e Tiranës ai që i pret kafshatën djalit të vet? A mund të dojë Tiranën ai që shet turpin e tij për një vizë. Turpi i shqiptarëve është ai."
Ai ka sulmur dhe kandidatin për minibashkinë Ilfan Dashi. Ai e akuzon atë si një nga vjedhësit e firmave piramidale është një kusar i mesëm. Kandidati i Tiranës Besnik Mustafaj ka organizuar më pas një takim me intelektualë dhe artistë të kryeqytetit në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Unë e quaj të papërligjur tha Mustafaj që Tirana është i vetmi kryeqytet i Europës që nuk ka një teatër bashkiak. Ne do t'a ngremë këtë teatër bashkë me trupën e tij dramatike, por dhe me orkestër filarmonike. Sipas Mustafaj, shumë shpejt ky teatër me repertorin e tij artistik dhe simfonik do të jetë një nga adresat më të respektuara jo vetëm për Tiranën, Shqipërinë, por edhe më gjerë. Në këtë takim ka përshëndetur dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended