Opozita propozim të ri për KQZ-në: Heq dorë nga Avokati i Popullit, anëtarët i emëron Kuvendi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas bllokimit të konsensusit në Këshill, opozita ka bërë një propozim të ri për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Partia Demokratike ka hequr dorë nga Avokati i Popullit duke kërkuar që procesi të zhvillohet në Kuvend dhe të drejtohet nga kryeparlamentari.

Këshilli Politik për reformën zgjedhore do të rimblidhet sërish në orën 17:00 për të diskutuar një propozim të dytë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj mbi formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndryshe nga drafti i parë që mandatonte Avokatin e Popullit si institucion që drejton gjithë procedurën, propozimi i ri këtë atribut ja jep kryetarit të Kuvendit.

?Kryetari i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.?

Por për vlerësimin e kandidatëve opozita jashtëparlamentare kërkon të jetë pjesë e procesit duke parashikuar që kryeparlamentari të ngrejë një komision, i cili përbëhet nga 3 anëtarë, sipas kësaj formule.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozita-propozim-te-ri-kqz-ne-heq-dore-nga-avokati-i-popullit-anetaret-i-emeron-kuvendi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended