Top News - ‘Të sigurojmë pavarësinë’/ Demokratët, propozim të ri për KQZ

  • 4 years ago
Pas mos arritjes së dakordësisë për mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e rinj të KQZ-së, sot Opozita ka bërë sot një propozim të ri për maxhorancën.
Demokratet kane deklaruar se vendosi ta bëjë këtë hap për të mos futur në ngërç procesin, përsa kohë PS refuzoi që përzgjedhja e trupës së KQZ të niste me Avokatin e Popullit, siç ndodh edhe me organet e drejtësisë.

Sipas burimeve, propozimi i ri nga PD ka tre shtylla kryesore:
Çon të gjithë procesin e përzgjedhjes në Kuvend, reflekton dakortësinë e datës 5 Qershor si dhe ruan formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për Reformën në Drejtësi.
Opozita thekson se propozimi synon ruajtjen e pavarësisë dhe profesionalizmit të KQZ së re, si dhe garancitë e palëve politike që përzgjedhja të mos jetë e njëanshme, por e balancuar dhe konsensuale.
Nder te tjera opozita ka akzuar edhe PS se nuk është treguar e gatshme për kompromis gjatë diskutimit të çështjes dhe se i kanë qendruar propozimit të muajit shkurt, i cili i siguron maxhorancës emërimin e të gjithë trupës së KQZ-së me një proces të pastër politik.

?Me shpresën se ndajmë qëllimin e përbashkët për të ecur përpara me këtë proces dhe për ta konkluduar kodifikimin e 5 qershorit pa vonesa, duke qenë se është edhe 1 nga 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbush në kuadër të procesit të negociatave me BE, propozojmë që Këshilli Politik të mblidhet për të vijuar punën, sot, më datë 18 Qershor, ora 17:00? ? mbyllet shkresa e opozitës drejtuar Partisë Socialiste.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#KQZ#TopChannel

Recommended