Report TV -Hajdari: Nëse s'ka propozim të ri të PS për hapjen e listave, të bojkotojmë mbledhjen!
  • 3 years ago
"E para mesa kam kuptuar unë në një dalje publike të Gjiknuri tha ka një propozim të ri për listat e hapura, arsyeja se përse ne e lamë këtë mbledhje është mbi këtë pikë se nuk jemi dakord me propozimin e PS për hapjen e listave, nëse do kemi një propozim konkret nga PS, të n e çojë me e mail dhe ta shohim nëse është një formulë që pranohet nga të gjitha palët. E kam kontrolluar e mailin dhe nuk ka ardhur, nëse keni bërë një propozim të ri për lsiatat e hapura, çojeni draftin dhe mos hidhni shashka kot. Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 1005 unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse. Sepse këta duan që ta cojnë të hënë në Kuvend këtë, nëse do rrimë këtu bëhemi pjesë e kësaj farse", tha Hajdari.
Recommended