Ora News - Hajdari: Hapja 100% e listave zgjidhja më e mirë për të përmirësuar demokracinë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha se hapja 100% e listave është zgjidhja më e mirë për të përmirësuar demokracinë në vend.

Për Hajdarin, tashmë çështja e hapjes së listave tashmë është një realitet.

Rudina Hajdari: ?Listat e hapura janë zgjidhja më e mirë për të përmirësuar demokracinë në vend. Ju e kuptoni fare mirë, përpjeket tona kanë qenë të panumërta, kemi dy vite me rradhë që po përpiqemi të bindim si mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare për të hapur listat zgjedhore.?

?Tani kemi 3 pozicione, të gjitha janë pro listave të hapura. Aq më tepër që tashmë kemi edhe një iniciativë ligjore në kuvend që garanton hapjen e listave. Ne vazhdojmë të themi që listat duhet të jenë të hapura 100%. Përsa i përket listave të hapura, janë një realitet në Shqipëri, dhe jam shumë e lumtur që pas kaq shumë thirrjeve, Partia Demokratike erdhi te qëndrimi ynë, dhe iu bashkua kësaj kauze kaq të rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë.?

Mbas mbledhjes me aleatët, kryedemokrati Basha tha se Opozita e Bashkuar propozon hapjen 100% të listave të kandidatë për deputetë, por me kusht që koalicionet parazgjedhore të mos ndryshojnë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tashme-eshte-realitet-hajdari-hapja-100-e-listave-zgjidhja-me-e-mire-per-te-permiresuar-demokracine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended