Ora News - “Për politikë dhe fushatë”, qytetarët nuk e presin mirë vendimin për rihapjen e kazinove
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e qeverisë për rihapjen e kazinove. Ata e cilësojnë si të padrejtë vendimin duke shprehur dhe frikën se për shkak të basteve shumë familje do të humbin të ardhurat.

?Nuk do ngrihen më asnjë qepen të kazinove elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katrorë të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku luhet kumar?.

Mbyllja e lojrave të fatit u promovua si një prej sukseseve të qeverisë në mandatin e dytë, por ende pa u mbyllur afati, bastet e mëdha do të rikthehen në qendër të kryeqytetit shqiptar.

Nisma prej qytetarëve cilësohet si veprim që do të sjellë shkatërrim të shumë familjeve.

?Bën gabim që i hap se populli nuk ka bukë të hajë. Më shkon fëmija mua dhe lërë lekët atje.?

?Ne shyqyr i zhdukëm kazinotë, sduhet t?i hapim prapë. Mos të hapem, nuk është vendim i drejtë ai.?

Sipas tyre, pas vendimit për rihapjen e kazinove bëhet për interesa politike, sidomos kur jemi në prag të zgjedhjeve.

?Kanë interesat e tyre qeveritarët se nuk është gjë tjetër kjo. Pse duhet ta hapin, a ka ndonjë të mirë kazinoja?.

?Marrin ndonjë përqindje ato. Politikë, politikë, politikë dhe për fushatë?.

Ditë më parë në dy vendime bashkëshoqëruese të botuara në Fletoren Zyrtare,u lejuan që kazinotë të ushtrojnë aktivitetin nga persona me eksperiencë dhe me kapital financiar.

Janë gjashtë lagje në qendër të Tiranës ku do të lejohet ushtrimi i këtij aktiviteti.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/per-politike-dhe-fushate-qytetaret-nuk-e-presin-mire-vendimin-per-rihapjen-e-kazinove/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended