Ora News - Qytetarët ankohen për rrugën: Premtimet e Veliajt në fushatë janë harruar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Edhe pse vetëm pak kilometër larg qendrës së Tiranës, banorët e zonës pranë sheshit ?Willson? në Tiranë ankohen për mungesën e rrugës. Aksi i pashtruar që lidh këtë zonë me pjesën tjetër të qytetit shkakton pluhur dhe dëmton automjetet, ndërsa qytetarët thonë se kryebashkiaku Veliaj u ka premtuar zgjidhje në kohë fushate, por më pas premtimet janë harruar.

Banorët që kanë shtëpitë e tyre pas sheshit ?Willson ? janë lënë në harresë. Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar.

Qytetarët shprehen se janë ankuar vazhdimisht por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Thonë se pushtetarët u kanë premtuar, por vetëm në kohë fushatë por më pas nuk janë dukur.

Situata për qytetarët është e vështirë si në stinën e verës, por dhe të dimrit.

Kalimi në këtë aks është tejet i vështirë dhe me makina ndaj drejtuesit e mjeteve i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të marrë masa sa më pare tashmë që është në mandatin e dytë.

Infrastruktuar rrugore në zonat e brendshme të blloqeve të banimit, por edhe në periferi të kryeqytet është një nga problemet për të cilat qytetarët e Tiranës ankohen më shpesh.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qytetaret-ankohen-per-rrugen-premtimet-e-veliajt-ne-fushate-jane-harruar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended