Report TV - Balliu akuza Veliajt: Qytetarët nuk kanë bukë të hanë, këta mbjellin pemë
  • 5 years ago
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga Gjykata e Tiranës ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për përfshirje në afera korruptive në fondet për mbjelljen e pishave në autostradë.

Ai tha se institucionet duhet të reagojnë pasi po vidhen miliona euro në një kohë kur qytetarët nuk kanë për të ngrënë.

"Kjo aferë korruptive është nisur nga Erion Veliaj dhe Fusha SHPK për të vjedhur paratë e qytetarëve. Sot ata as nuk denjuan të vinin në këtë seanca gjyqëore. Gjyqi u shty. Kjo mazhorancë e sheh shtetit si pronë familjare ku nuk respektohen as Gjykata dhe as Prokuroria sepse i ka të tijat. Kemi shkelje flagrante të neneve ligjore dhe nuk ka asnjë reagim. Veliaj duhet të vinte sot për të dhënë shpjegim për këtë aferë korruptive. Ashtu si në rastin e Ardit Gjoklajt ai po përpiqet t'i shpëtojë drejtësisë. Ai është hajduti më i madh dhe vetëm me pemë ka vjedhur miliona euro. Imagjinoni çfarë ka bërë me kullat. I bëj thirrje prokurorisë që të reagojë. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë këta vjedhin miliona euro vetëm me pemë. Shumë shpejt prova të tjera do dalin për Veliajn", tha Balliu.
Recommended