Policia Bashkiake i bashkohet aksionit, punonjësit mbjellin pemë te lulishtja “Qemal Stafa”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksionit për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja në kryeqytet iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët dhuruan drurë dekorative të llojit ?Lojfatë?, e njohur ndryshe edhe si ?Pema e Dashurisë?. I pranishëm në mbjelljen e 80 fidanëve në lulishten ?Qemal Stafa?, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët krahas shërbimit të përditshëm ndaj komunitetit, tregojnë se së pari, janë edhe qytetarë të mirë.

Lulishtja ?Qemal Stafa? është tashmë një hapësirë e gjelbër në qendrën e Tiranës, vend ku kalon kohën e lirë çdo grupmoshë, sidomos fëmijët, të cilët luajnë edhe te këndi i lojërave aty. ?Dua të kujtoj që vetëm para dy vjet e gjysmë, kjo ishte e gjitha një hapësirë e paaksesueshme, e rrethuar me gardh dhe ferra. Sot është e hapur dhe i ka dhuruar Tiranës një xhevahir në mes të bulevardit. Kështu që, le të kujtojmë se sa rrugë kemi bërë, por ama të pranojmë që kemi ende shumë rrugë për të bërë, derisa të kemi Tiranën e ëndrrave?, tha Veliaj.

Ai tha se Tirana është shumë pranë arritjes së objektivit për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja. ?Jam shumë i lumtur që e fillojmë ditën mbarë, duke mbjellë 80 fidanë Lojfatë; një pemë që sapo të hyjë Marsi do të çelë lule pa fund. Por, me një lule nuk vjen pranvera, as me një pemë, por me 100 mijë pemë mund të vijë. Ndaj, më vjen mirë që i jemi afruar një pranvere me 100 mijë pemë dhe teksa afron 21 Marsi, do të sigurohemi që e kapëm këtë rekord në të gjithë qytetin e Tiranës?, u shpreh ai.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-bashkiake-i-bashkohet-aksionit-punonjesit-mbjellin-peme-te-lulishtja-qemal-stafa

Recommended