Të rinjtë mbjellin pemë! Nisma me pisha në Gjirokastër
  • 4 years ago
?Green Albania? është një iniciativë tërësisht rinore që 3 adoleshentë 16-vjeçarë kanë ndërmarrë kohët e fundit.


Ata gjatë karantinës patën ide shumë të rëndësishme se si mund t?i shtojnë qytetit findanë pa asnjë kosto.

?Ne e bëmë këtë në mënyrë shumë të thjeshtë duke marrë boçet e pishave nga pema dhe më pas ne i mbjellim në kubikë të tillë, duke prerë bidonat që nuk kanë asnjë kosto pasi mund të riciklohen. Ne i mbjellim farat e pishave dhe për një afat 14 deri 20 ditor pishat dalin në këtë madhësi dhe më pas duhet të kalojnë rreth 3 muaj para se ti zhvendosim ato në tokë. Realisht karantina na ndihmoi më shumë që të afrohemi me natyrën por mendojmë se deri në fund të vitit 2020 kjo shifër do të jetë akoma më e lartë duke i kaluar 100 apo 200 fidanë?, shprehet Bjant Çami.

Qyteti i Gjirokastrës prej dekadash rrethohet prej një kurore halorësh të cilët për hir të së vërtetës vitet e fundit kanë patur një problematikë kritike prej prerjeve, prej djegjeve por edhe prej faktorëve të tjerë.

?Ideja e grupit tonë është të mos qëndrojmë indiferent ndaj dëmeve që i janë shkaktuar natyrës sepse nëse qëndrojmë indiferent duhet kuptuar se dëmi nuk është vetëm për natyrën por duke e dëmtuar atë dëmtojmë edhe veten tonë prandaj ne kemi menduar që grupit tonë ti bashkohen sa më shumë të rinj. Duhet ta kuptojmë se nëse punojmë të gjithë bashkë mund të bëjmë diçka më të bukur dhe mund të përpiqemi ti japim natyrës atë që i kemi marrë?, tha Arli Kokalari.

Këta të rinj e kanë çuar dhe diçka më tej këtë iniciativë duke çelur një faqe në ëeb prej së cilës i bëjnë thirrje të gjithëve t?i bashkohen ?Green Albania?.

?Ne kemi një web site të cilin e kemi hapur që prej tetorit. Aty pasqyrojmë punët tona, tregojmë video ku kemi mbjellë pemë, tregojmë rreth aktiviteteve që ne zhvillojmë dhe lajmërojmë për aktivitetet e ardhshme. Mund të na kontaktojnë atje për të dërguar fidanë ose shumë monetare me të cilën do na ndihmojnë të mbledhim fidanë ti rrisim dhe ti mbjellim më pas në natyrë?, rrëfen Jorgo Koça .

Shpresa për ta rikthyer gjelbërimin nis qoftë edhe me këtë iniciative modeste dhe në këtë rast kemi të bëjmë një iniciativë që vjen nga tre të rinj 16-vjeçarë të cilët po i shtojnë qytetit disa fidanë të rinj pa asnjë kosto.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GreenAlbania#BjantÇami#TopChannel
Recommended