Te rinjte e “LEAD Albania 2019” dhurojne peme

  • 5 years ago
Të rinjtë e programit e programit ?LEAD Albania 2019? kanë dhuruar 29 fidanë të rinj për parkun e Liqenit Artificial. Kryebashkiaku, Veliaj, i cili ju bashkua këtij grupi, shprehu mirënjohjen për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në përgatitjen e këtyre të rinjve.

 ?Sa bukur që stina jonë e mbjelljeve shkon me një metaforë shumë të bukur të një mbjellje tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, falë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me një fidanishte djemsh dhe vajzash super të talentuar të cilët kanë punuar në administratën shqiptare. Unë besoj se fidanishtja e vërtetë nuk janë pemët tona për statistikën e vitit, por janë djemtë dhe vajzat që janë mbjellë nga fondacioni në secilën ministri, bashki apo institucion".

Për kreun e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, projekti për mbjelljen e pemëve është një metaforë shumë e mirë për programin LEAD, që synon përgatitjen e liderëve të ardhshëm në fusha të ndryshme.

?Mundësia për të qenë këtu me kryebashkiakun dhe mbjellja e këtyre pemëve, është një mënyrë shumë e mirë për të treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. LEAD Albania është një tempull i shkëlqyer i përpjekjeve tona për gjetur të rinjtë më të mirë dhe më të ndritur në Shqipëri, për t?u dhënë atyre një mundësi për të shërbyer në pozicionet më të larta të qeverisë, dhe të kenë një eksperiencë që me shpresë do të krijojë gjeneratën tjetër të liderëve?.

Veliaj theksoi se shumë prej të rinjve të programit LEAD kanë dhënë një kontribut tepër të vlefshëm në shumë prej reformave të ndërmarra kur ai ishte ministër, si ajo e pensioneve, hapja e dosjeve, zyrat e punës etj.

Tv Klan

Recommended