Qendra e re për të rinjtë “Tumo Center” përkohësisht tek Air Albania, më pas në Piramidë

  • 3 years ago
Tirana do të ketë shumë shpejt inkubatorin më të madh në rajon në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, inspektuan punimet e fundit që po bëhen tek ?Tumo Center?, në mjediset e stadiumit kombëtar ?Air Albania?, e cila do të presë mijëra të rinj të moshës 12-18 vjeç, qe do të mësojnë gjuhën e kodimit.

?Nuk besoj se ka shkollë më të bukur se kjo që po projektojmë sot, e cila nuk është një shkollë tradicionale, me orarin 8:00 me 13:00, por është krejt alternative. Një shkollë unike jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ba?lkanin?, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha lajmin se këtë muaj nisin punimet për transformimin e Piramidës, që do të jetë në fakt, shtëpia e përhershme e ?Tumo Center?. Punimet do të zgjasin rreth një vit e gjysmë. Veliaj shtoi se ky investim përkon edhe me idenë për ta kthyer stadiumin ?Air Albania? në një qendër multifunksionale.

?Nëse unë apo kushdo tjetër shahet e mallkohet për këtë, qofsha fajtor gjithë jetën, sepse ky lloj investimi, që sjell sport, komercializëm, socializim dhe industri kreative, është ndoshta gjëja më e mirë që i ka ndodhur këtij vendi në 100 vite, që kur është shpallur kryeqytet i Shqipërisë. ?, tha ai.

Të rinjtë që do të frekuentojnë mjediset e transformuara të Piramidës do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, si dizajni, programimi etj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TumoCenter#AirAlbania#TopChannel

Recommended