Zjarr në Kallm të Durrësit, shkrumbohen pisha e pemë të tjera

  • 3 years ago
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë zjarr në zonën kodrinore të Kallmit në bregdetin e Durrësit.


Pisha, pemë të tjera, shkurre dhe barishte janë përfshirë nga flakët rreth orës 01.30 të mëngjesit.

Zjarrfikësit e Durrësit janë përpjekur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe të shmangin përhapjen e tij në drejtim të pikës sinjalo-vrojtuese të marinës ushtarake dhe antenave televizive që ndodhen në kodër.

Në ndihmë të tyre kanë qenë dhe zjarrfikëse të portit detar dhe Shijakut. Në një terren të vështirë është punuar gjithë natën për të shuar flakët të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll dhe kanë mbetur vatra të vogla që punonjësit po përpiqen t?i shuajnë.

Një grup hetimor pritet të përcaktojë shkakun e zjarrit që paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Kallm#TopChannel

Recommended