Lezhë/ Përkujtohet 551-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit, të rinjtë mbjellin ullinj

  • 5 years ago
Memoriali i Skëndërbeut në Lezhë ka hapur dyert për vizitorët, pas restuarimit që iu bë këtij objekti mjaft të rëndësishem historik. Hapja e memorialit u bë pikërisht në 551-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, ngjarje që shënon fundin e një perandorie që mbajti të pathyeshëm shtetin e Arbërit. Në ceremoninë e organizuar pranë vendvarrimit të Skënderbeut, drejtues lokal, përfasues të institucioneve, klerit katolik, qytetar dhe nxënës shkollash vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe në nderim të kësaj figure.

Ne lezhjanët kemi për herë të parë shtatoren e heroit tonë kombëtar. Shpresojmë që vullnetit të lezhjanëve do t?i bashkohet edhe autoritetet që 2 marsi të shpallet ditë feste.

Alfrida Marku, N\Kryetare e Bashkisë Lezhë
Po këtu Skënderbeu organizoi Besëlidhjen më të madhe jo vetëm për kohën, ku u mblodhën jo vetëm princat shqiptarë por edhe princërit e Ballkanit.

Gjergj Prendi, Prefekt i Qarkut Lezhë
Në fjalën e tij arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra, kërkoi më shumë dashuri për atdheun si e vetmja mënyrë për të rikthyer shpresen.

Të gjithë shqiptarët të duam më shumë vendin tonë. Duhet një politikë më e mirë, të ringjallim fenë dhe shpresën me kurajo dhe guxim.

Angelo Massafra, Arqipeshkv i Dioqezes Shkoder-Pult
Edhe në Krujë u përkujtua 551 Vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Pushteti lokal në bashkëpunim me shkollat e rrethit Krujë organizuan mbjelljen simbolike të ullinjve në rrethinat e kalasë. Mbjellja e ullinjve nga të rinjtë vjen si trashëgimi në këtë qytet që nga koha e Gjergj Kastriotit.

Ndërkohë që Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u frekuentua nga shumë nxënës të shkollave të rrethit Krujë që zhvilluan vizita të programuara në ambientet e Muzeut ku u shfaq dhe një dokumentar kushtuar Heroit si dhe u vizitua ekspozita ?Skënderbeu në filatelinë shqiptare?.

Recommended