Qytetarët mbjellin pemë te parku i liqenit artificial - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksionit për shtimin e gjelbërimit ne parkun e liqenit artificial i janë bashkuar qytetarë dhe biznese për të përmbushur misionin e krijimit te pyllin orbiatal. Erion Veliaj: ?Sot ka qenë një ditë fantastike: dhjetëra qytetarë në cepa të ndryshëm të parkut të Liqenit kanë dhuruar pemë. E mbyllëm këtë ditë mbjelljesh me Erion Kokën. Ndonjëherë ka njerëz që thonë: Unë e bëj punën time për shtetin! Njëri punon kryetar bashkie, tjetri në mirëmbajtjen e rrugëve, dikush tjetër mund të jetë polic ose ushtarak, por unë besoj se një shtetar i mirë, një zyrtar i mirë, është edhe një qytetar i mirë. Pra, përtej punës, çfarë energjie i japim këtij qyteti, mbi atë që, le të themi, është norma jonë e detyrës? Jam sot shumë mirënjohës për Erionin, për dhjetëra ushtarakë, policë, dhjetëra mjekë, infermierë, që përtej angazhimit të tyre publik marrin përsipër edhe një angazhim qytetar!?Kryebashiaku ftoi banoret e kryeqytetit ti bashkohen nismës që të shfrytëzojnë festat apo ditë shënuara të tyre, si një angazhim personal që secili mund të japë për një qytet më të mirë.Erion Veliaj: ?Jemi në gjysmë të planit tonë për këtë vit, kemi edhe një muaj e gjysmë për të thyer prapë rekordin. Dua të ftoj të gjithë të mbjellim pemë për 14 marsin, Ditën e Verës, të mbjellim një pemë për fëmijët që do jetë këtu gjithë jetën. Kush mbjell një pemë, jo vetëm që nuk këput pemë, por nuk ofendon, nuk flet me zë të lartë, nuk hedh mbeturina në tokë dhe unë besoj se më shumë se mbjellje fidanësh e pemësh, është më shumë mbjellje e një kulture dhe një mentaliteti të ri në këtë hapësirën ku mbillen idetë tona, që është kultura jonë qytetare?.Erion Veliaj theksoi rendësinë e misionit me qellim qe brezat e ardhshëm te trashëgojnë një qytetet me te pastër.
Recommended